Meriton Mjekiqi është padyshim një nga banorët më të komentuar të BBV3, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend më 13 janar.
Me hyrjen e tij në program, moderatori kërkoi menjëherë që në shtëpi të kishte vajza të bukura, e duke ditur natyrën e tij dhe sa shkruhet nëpër media, një lidhje e Meritonit në shtëpi ishte më se e parashikueshme.
Lidhja e tij brenda shtëpisë me gazetaren Ilnisa Agolli, ka tërhequr vëmendjen e gjithë rrjetit e ka kaluar sfidat e veta si dhe kundërshti në rrjet, për shkak të diferencës së moshës që ata kanë.
Mirëpo, miqtë e tij të afërt shprehen se para nisjes së BBV3 moderatori i njohur ka qenë në një marrëdhënie të cilën e ka lënë pezull me hyrjen e tij në shtëpi.
“Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.
Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje. Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.
Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit. ” – shkruan Panorama pa përmendur emra konkretë.