Ishte shpallur e humbur, gjendet e vdekur 59-vjeçarja shqiptare në Itali

0

Trupi i pajetë i një gruaje 59-vjeçare nga Shqipëria është gjendur ditën e sotme në zonën e Marina di Massa në Milano të Italisë.

Kufoma u gjet nga një burrë i cili po ecte në plazh, dhe që më pas ka njoftuar autoritetet se kishte parë një trup të pajetë në det.

Sipas mediave italiane ka qenë e nevojshme ndërhyrja e helikopterit të Marinës për të nxjerrë trupin e 59-vjeçares, ndërsa autoritetet po hetojnë ende mbi shkaqet e vdekjes dhe zbardhjen e ngjarjes.

Identiteti i gruas nuk është zbardhur ende ndërsa raportohet se jao ishte shpallur e zhdukur prej disa ditësh nga familja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu