Qeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev

0

TIRANË- Qeveria zyrtarizon hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev. Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë hapjen e ambasadës shqiptare ne Kiev. Vendimi, me firmën e kryeministrit Edi Rama, për hapjen e ambasadës është paraprirë nga një tjetër VKM, e cila mbylli Misionin e Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev. Në vendim thuhet se ambasada shqiptare në Kiev do të ngrihet me buxhetin e Ministrisë për Europën për Punët e Jashtme ndërkohë që pritet të nisë punë brenda këtij viti.

V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E UKRAINËS, KIEV

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu