Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, “Shqiponjat” prangosin 29-vjeçarin

0

Një 29-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga përfundoi J.Gj, ndaj të cilit autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

J.Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu