Itali/ Kapen me kokainë dhe para ,arrestohen 2 shqiptarë

0

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali pasi u  janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.

Rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike u gjet në fundin e rremë të një makine, e bllokuar nga oficerët e Alessandria East pasi skuadra e tyre  kishte monitoruar një kalim të mundshëm droge.

Edhe pse  në automjet kishte vetëm një kuti këpucësh bosh, hetimet e mëtejshme zbuluan vendin e fshehjes. Një kilogram e 300 gram kokainë u gjet në një garazh në qendër të Alessandria, pasi kontrolli i shtëpisë kishte dhënë rezultate negative.

Ndërkohë të dy personat me kombësi shqiptare  36 dhe 33 vjeç, pa precedentë penalë janë arrestuar.