Itali/ Makina del nga rruga dhe përplaset me një pemë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre një shqiptar

0

Një mjet “Volkswagen Polo”, me një grup djemsh në bord, rrëshqiti teksa po merrte një kthesë dhe doli nga rruga. Pikërisht në këtë moment, u përplas me një pemë në anë të rrugës. Përplasja ishte aq e fuqishme, saqë të gjithë të rinjtë në mjet ndëruan jetën.

 Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit në Itali në zonën e Trevisos ku kanë humbur jetën 4 të rinj, mes tyre edhe një shqiptar. Një mjet “Volkswagen Polo”, me një grup djemsh në bord, rrëshqiti teksa po merrte një kthesë dhe doli nga rruga. Pikërisht në këtë moment, u përplas me një pemë në anë të rrugës. Përplasja ishte aq e fuqishme, saqë të gjithë të rinjtë në mjet ndëruan jetën.

Mësohet se bëhet fjalë për: Daniele De Re (më i riu, lindur më 2004), banues në Cordignano; Xhuliano Kellici (2003 me origjinë shqiptare), nga Cordignano, Daniele Ortolan, nga Orsago (2003) dhe Marco Da Re (2003), nga Caneva, në provincën e Pordenones, që do të mbushnin 19 vjeç në nëntor.

Banorët e zonës vunë alarmin në Polici, pasi dëgjuan zhurmën e përplsajes, por për djemtë ishte shumë vonë për t’i shpëtuar. Zjarrfikësit nxorrën trupat e pajetë, ndërsa mjekët “firmosën” vdekjen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu