Itali/ Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës, 5 të arrestuar

0

Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge mes Firences dhe Pratos. Në pranga kanë rënë 5 persona, tre në arrest shtëpie dhe dy të tjerë në burg, të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.

Hetimet bënë të mundur zbulimin se banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe se ishte në gjendje të sillte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në zonën e Firences dhe më pas ta rishiste drogën në të gjithë Toskanën, raporton Ansa.
Shoqata kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë të vetme: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë.

Banda ka qenë shumë aktive edhe pas disa arrestimeve dhe rrëmbimeve të pësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu