Itali/ Tjetër rekord të infektuarish në 24 orët e fundit! Regjistrohen 353 viktima

0

Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një tjetër rekord të infektuar me koronavirus. Autoritetet Shëndetësore raportuan se 28 244 persona rezultuan pozitivë, nga 22,253 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë 353 persona kanë humbur jetën, shifra më e lartë që prej fillimit të muajit maj.

Në total në shtetin fqinj kanë rezultuar pozitivë 759,829 persona, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë.

Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 6258 persona, duke shënuar një total prej 302 275 të shëruarish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu