Italia e gjithë “në këmbë” për rritjen e çmimit të karburantit

0

Pronarët e karburanteve në Itali do të nisin një grevë 48-orëshe nga mbrëmja e së martës deri të enjten, pasi nuk arritën një marrëveshje në 2 mbledhjet e zhvilluara me kryeministren Meloni.

Kryeministrja italiane përsëriti të hënën se nuk do të ndryshojë dekretin e fundit të qeverisë, i cili ndër të tjera kërkon që stacionet e karburanteve të dorëzojnë një bilanc çdo ditë të çmimit mesatar të karburantit në vend.

“Ne kemi mbajtur tashmë dy takime, qeveria nuk i miratoi këto masa për të synuar këtë kategori, por përkundrazi për të treguar se ka shumë profesionistë të ndershëm,” tha Georgia Meloni .

Por pronarët këmbëngulin se rritja e çmimit të karburantit nuk vjen nga fitimi i tyre. Përveç kësaj, ata kujtojnë se qeveria e re nuk ka rinovuar uljen e taksave të miratuar nga qeveria e mëparshme, ajo e Mario Draghit dhe konsiderojnë se ka nisur një fushatë që besojnë se ka për qëllim shpifjen ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu