Italia mbyllet të hënën/ Ja masat që do të hynë në fuqi

0

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë të hënën, pas valës së shpërthimeve të koronavirusit, ka paralajmëruar kryeministri Mario Draghi. Ndërsa për tre ditë gjatë Pashkëve, 3-5 prill, vendi do të shkojë në mbyllje totale.

Italia, e cila vitin e shkuar ishte një nga vendet e para që u bllokua, po lufton edhe një herë për të ndaluar përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje nga Covid, numri i dytë më i lartë i Europës pas Mbretërisë së Bashkuar.

Fushata e vaksinimit në Itali është përballur me vonesa, siç po ndodh edhe në Bashkimin Europian.

Nga e hëna, shkollat, dyqanet dhe restorantet do të mbyllen në më shumë se gjysmën e Italisë, duke përfshirë dy rajonet më të populluara, Romën dhe Milanon.

Banorëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre që janë në punë, që kanë probleme me shëndetin apo arsye të tjera thelbësore.

Rastet janë rritur në të gjithë Italinë për gjashtë javët e fundit, duke tejkaluar 25,000 të infektuar në ditë.

Në një shumicë të rajoneve të vendit, spitalet dhe mbi të gjitha njësitë e kujdesit intensiv janë mbingarkuar

Ishulli i Sardenjës është i vetmi rajon ku normat e infeksioneve janë të ulëta.

Italia ka regjistruar gati 3.2 milionë infeksione të konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu