Italia nis procedurat për pranimin e studentëve të huaj në vitin e ri shkollor, rregullat e kriteret

0
Teenager sitting in front of the Colisseum.

Ministria Italiane për Universitetine Kërkimin shkencor ka informuar e ka bërë publik nisjen e procedurave për pranimin e studentëve të huaj që duan të studiojnë apo të specializohen në Unviersitetet italiane.

Studentët e huaj e të gjitha ata që kërkojnë të kryejnë kurse të larta formimi, në Universitetet, Akademitë e Konservatorët Italianë, kanë kohë deri më 30 nëntor 2021 për të plotësuar procedurat përkatëse në bazë të udhëzimeve të kësaj ministrie dhe të Ministrisë së Çështjeve të jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe të kushteve të imponuara nga ecuria e situatës pandemike globale.

Në dokumentin prej 23 faqesh, kërkesa paraprake për pranimin e kandidatëve studentë të huaj duhet bërë në portalin shtetëror UnivesitiItaly duke ndjekur treguesit e përcaktuar.

Leje e vizës për motive studimi lëshohet nga përfaqësuesit diplomatikë në vendet e prejardhjes së studentëve, ndërsa leja e qëndrimit për motive studimi lëshohet vetëm nga Ministria e Brendshme Italiane.

Vlefëshëmria e njohja e titujve të studimit është në varësi të institucioneve që e kanë lëshuar dhe përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë, por që nuk kushtëzojnë pranimin o jo të kandidatit në kursin e degën e zgjedhur.

Shqipëria mban vendin e parë për numrin e lartë të studentëve në Universitetet italiane.

Gjatë vitit të fundit 2019-2020 rezultojnë 75 203 studentë shqiptarë të regjistruar në universitetet italiane me një rritje prej 8.5% në krahasim me një vit më parë e baraz me 12.1% të studentëve jo komunitarë në sistemin shkollor italian.

Ndërsa në vitin shkollor 2017-2018 janë shënuar 9527 studentë të rinj të ardhur nga Shqipëria e të regjistruar në Universitete.

Procedura e pranimit të studentëve të rinj të huaj për vitin e ri shkollor 2021-2022 është e hapur dhe për të gjitha ata që këkojnë të kryejnë kurse të larta formimi e specializimi në sektorin artisitk, muzikor e koral, në akademitë e konservatorët italianë, raporton RTV Ora

Numri i studentëve të huaj që do të pranohen në sezonin e ri shkollor, do të varet nga numri i vendeve të hapura të vënë në dispozicion nga Universitetet italiane e nga kërkesa e tyre./ ORA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu