Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë

0

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët, por ata kanë lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.

Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve, por dy anijet e bamirësie me emigrantë refuzuan të largohen.

Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det apo për vendin e zbarkimit.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, tha se Berlini është në kontakt me autoritetet italiane.

“Shpëtimet në det të hapur nuk duhet të pengohen. Është detyrimi ynë moral dhe ligjor të mos i lëmë njerëzit të mbyten. Ky duhet të jetë qëllimi i veprimeve tona”, tha Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu