Kryefamiljari në Elbasan i zhytur në varfëri dhe me familje të sëmurë: Jam i harruar, me ndihmoni sadopak!

0

Kryefamiljari i familjes Kodra në Elbasan jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sikur kjo mos të mjaftonte,ai ka djalin me autizëm dhe bashkëshorten me aftësi ndryshe. Jeta për të është kthyer në tmerr, ndërsa shpreson tek shqiptarët altruistë që ta ndihmojë sadopak.

Fiqiri Kodra thekson në emisionin “Mendo për Mua”  se krahas mungesës së kushteve dhe sëmundjeve që e përndjekin çdo ditë, përballet me një tjetër problem që sa herë ka shira shtëpia e tij përmbytet nga reshjet.

Ai thotë se autoritetet shtetërore dhe ato lokale nuk e kanë ndihmuar, përkundër ankesave të vazhdueshme. Fiqiriu kishte ëndrra për jetën, por kjo e fundit duket se është treguar e padrejtë me të.

“Vetëm vajza pastron. Sa herë bie shi, unë jam mbytur në ujë. Nuk kanë ardhur asnjë fondacion bamirësie. Ju bëj thirrje, kush ka mundësi të vendos dorën në zemër dhe të më ndihmojnë. Dritat i paguajnë rregullisht. Kështu e ka jeta e njeriut. Ëndrrat mia kanë qenë të bukura, që bashkëshorten të kisha sa më lart dhe të bëjë një jetë normale. Besoj në Zot . Jam lutur disa herë në Zot. Kam edhe kuranin dhe biblën. Jam i harruar në radhë të parë nga bashkëshortja që e kam të sëmurë. Mendoni për mua”, apeloi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu