Iu sekuestrua ndërtesa pa leje, kush është Asjan Buçeza, i akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale

0

Prokkuroria e Durrësit ka sekuestruar sot 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje në qytetin bregdetar.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se është sekuestruar edhe objekti në pronësi të shtetasit Asjan Buçeza (Hasan Buceza).

“Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur për drejtësinë, pasi më herët ëstë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Në vitin 2005 autoritet gjyqësore të Milanos në Itali, lëshuan një urdhër arresti për të, pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”. Gjithashtu autoritetet italiane kanë kërkuar dënimin me 25 vite burg për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu