Iu turr klientit me thikë, identifikohet pronari i restorantit në Sarandë

0

Alban Çoba, 48 vjeç është pronari i restorantit në Sarandë që është shpallur në kërkim nga policia pasi është konfliktuar me disa klientë.

Këtë pasdite, rreth orës 18:00 disa klientë nga Delvina kishin refuzuar të paguanin darkën që kishin konsumuar në një restorant. Duke qenë se situata nuk ishte zgjidhur mes kamerierit dhe klientëve, kishte ndërhyrë vetë 48-vjeçari Çoba.

Ky i fundit i ndoqi klientët me thikë në dorë gjë që shihej edhe në videon e publikuar nga JOQ. Policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, por nuk e ka gjetur as në lokal dhe as në shtëpi e për rrjedhojë e ka shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu