Iu vidhnin llogaritë qytetarëve dhe iu kërkonin para për t’iua kthyer mbrapsht, pranga mësuesit dhe një personi tjetër në Tiranë

0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hackers”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Kompjuterik në DVP Tiranë dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, finalizoi operacionin policor të koduar “Hackers”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

P.A., 59 vjeç, banues në Tiranë, më profesion mësues, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik“, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”; L. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre.

Shtetasi L. P., pasi administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura nga përdorues të ndryshëm, i kontaktonte ata që të paguanin para për rikthimin e llogarive, ndërsa shtetasi P. A. tërhiqte nga njësitë e transfertave të parave, shumat e përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit u gjetën disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara, që i posedonte shtetasi P. A., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Kibernetik po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu