Ivi Kaso : Rama ka turp nga emrat e kandidatëve , po i fsheh ata pas numrave

0

Pas rrëzimit të kërkesës së tyre nga KAS, ka reaguar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso, i cili është shprehur se është e qartë që kjo është lojë politike.

Kaso në fjalën e tij ka theksuar se Rama po përpiqet që të manipulojë me çështjen e logos.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kryesocialisti ka turp nga emrat kandidatëve ndaj kërkon që ti fshehë ato pas numrave.

Deklarata e Plotë :

Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё  Rama.

Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë.  Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS te kene kujdes sepse Kryetari i tyre po perpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turperuar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu