Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva nga toka, ajri dhe deti

0

Forcat izraelite të mbrojtjes lëshuan një deklaratë pak më parë, duke thënë se forcat e tyre po përgatiten të zgjerojnë operacionet në terren në përgjigje të sulmit të Hamasit.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse” me ndihmën e qindra mijëra ushtarëve rezervë, thuhet në deklaratë.

Një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës është pritur dhe Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të largohen. Sipas njoftimit Izraeli po planifikon një ofensivë “që përfshin forcat ajrore, detare dhe tokësore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu