Ja arsyeja pse alienët nuk ekzistojnë,sipas Elon Musk

0

Pronari miliarder i kompanisë Tesla ka deklaruar më parë në mediat sociale se ‘është një alien’, por tashmë duket se ka ndryshuar mendje.

Elon Musk ka deklaruar dje në rrjetet sociale: “Argumenti më i fortë kundër ekzistencës së alienëve është ai i dy grafikëve, ku njëri tregon se sa ka ndryshuar qartësia e kamerave të sotme me ato të të shkuarës, ndërsa fotot e supozuara të UFO-ve ose alienëve kanë mbetur me të njëjtën cilësi”.

Në postimin e tij Musk konkludonte se jashtëtokësorët nuk ekzistojë, pasi shumica e fotove të tyre tregojnë objekte që qëndrojnë pezull në ajër.

Një përdorues ia ktheu me shaka: “Ky postim duket taman si i një alieni”.

Ndërsa një tjetër komentator argumentonte se kamerat mund të kapin vetëm 400-700 nanometra dhe nuk janë të afta të kapin “realitetin e vërtetë”.

Pronari i kompanive Tesla e SpaceX kishte  marrë më shumë se 11,000 komente dhe 400,000 pëlqime në postimin e tij.

Shkencëtari i inteligjencës artificiale Lex Fridman kundërshtonte komentet e Musk.

Edhe përdoruesi ‘Evilspot’ nuk i besonte pretendimet e Musk, teksa thoshte: “Ai nuk e beson se alienët janë të vërtetë … por alienët mund të lëvizin shumë shpejt!’

Musk ka treguar edhe më parë se nuk është i qëndrueshëm në opinionet e tij. Ai u përfol shumë kur dikur shkoi në rrjetet sociale ‘Unë jam një alien,’ ndërsa në 2020 pretendonte se piramidat e Egjiptit janë të ndërtuara nga jashtëtokësorët.

Opinioni i fundit i Musk vjen disa ditë pasi qeveria e SHBA tha se ka prova se mjete të paidentifikuara fluturuese kanë thyer barrierën e zërit me manovra të pamundura me teknologjinë aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu