Ja arsyeja pse Rei Bezhani revoltohet në “Friendzone”

0

I ftuar në Friendzone për të promovuar materialin e tij më të ri muzikor “E imja”, Rei Bezhani ka folur dhe rreth fenomenit të këngëve që po realizohen nga konkurentët e programit “Përputhen”. Artisti u ndal konkretisht tek kënga më e fundit “S’ta Jap” nga Luli dhe Çimi të cilët për 4 ditë kanë fituar 774 mijë klikime. Gjate bisedës, Rei u shpreh se është e pakonceptueshme publikimi i materialeve të tilla muzikore të cilat nuk kanë asnjë vlerë morale dhe muzikore duke çuar kështu drejt shkatërrimit të muzikës.

Muzikalisht ndihesh i ofenduar për një shumëllojshmëri arsyesh, mbi të gjitha për faktin që unë punova këtë material dhe mu deshën pesë muaj, kurse atyre për dy netë kanë hedh materialin dhe kanë bërë një filmim të gjithin nga fillimi deri në fund, kanë bërë një parodi muzikore televizive, edhe dalin edhe marrin 300 K për një natë. Është shumë e frikshme dhe të gjithë njerëzit i përflasin”, tha ndër të tjera ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu