Ja cfarë shkakton antibiotiku te të sëmuret me Covid-19

0

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve që luftojnë Covid-19, ka shkaktuar diabetin te shumë persona. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, shpjegon  se pavarësisht mungesës së statistikave, është rritur ndjeshëm numri i diabetikëve gjatë periudhës së pandemisë. Shumica e tyre e kanë zbuluar këtë sëmundje gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk kemi statistika të mirëfillta, por në këtë periudhë që përdorimi i këtyre barnave shoqëruar edhe me stresin që jep Covid ka çuar në rritje të numrit të të prekurve me diabet,”thotë mjeku.

Por mjeku jep një lajm të mirë për ata të cilët diabetin e kanë pasur si pasojë e përdorimit të antibiotikëve.

“Fatmirësisht nëse ka ardhur nga produktet kortizonikë, nuk është diabet që qëndron gjatë, “ thekson ai.

1/3 e të vdekurve nga Covid kanë qenë me diabet. Mjeku Gjergji thotë se virusi ka qenë më agresiv pikërisht te këta të sëmurë.

Gjatë periudhës së pandemisë, endokrinologët kanë trajtuar deri në 100 pacientë diabetik në ditë të prekur edhe nga Covid. Në vendin tonë 10% e popullsisë rezulton me diabet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu