Ja gabimi që bëjnë të gjitha vajzat në përzgjedhjen e rrobave të banjos

0

Ndonëse java e dytë e qershorit është parashikuar të jetë me shira të izoluar e temperatura më të ulta sesa ato të zakonshme të këtij muaji, një pjesë prej jush kanë nisur të mendojnë për rrobat e banjës, madje edhe të shikojnë koleksionet e reja në vitrinat e dyqaneve apo në internet.

Oleema Miller, stiliste, thotë se sa u përket modeleve të rrobave të banjës për këtë vit, ato janë nga më të larmishmet, megjithatë, bikini trekëndësh lart me mbulim modest do të jetë i përjetshëm. Për më tepër, është një model që i përshtatet çdo lloj siluete.

Por nuk është modeli ai me të cilin gabojnë shumica e vajzave. Ka një gabim që të gjitha vajzat bëjnë sa herë që nisin të blejnë një kostum banje të ri. Sipas ekspertëve, gabimi që bëhet gjithmonë është numri i rrobave të banjës.

Miller ka vënë re se për një kohë të gjatë, klientët blejnë kostume që nuk janë në të njëjtën madhësi. Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave e kërkojnë pjesën e poshtme plotësisht të mbuluar. Kjo gjë i çon ato të zgjedhin mbathje më të mëdha në numër. Në një kohë të shkurtër, ato lirohen dhe bëhen më të gjera. Kjo është më e keqja! Të kesh një kostum në madhësinë e duhur është gjëja më e rëndësishme.

Miller këshillon që, sa herë të blini një kostum të ri, të provoni madhësi të shumta për të gjetur kostumin më të përshtatshëm. Provoni stile të reja dhe gjithashtu edhe ngjyra të guximshme.

Është kënaqësi të shprehësh veten dhe stilin tënd me rroba banje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu