Tërmeti i fortë 4.6 ballë që ra gjate nates ne zonën Lushnje-Peqin dhe eshte ndjere ne qarqet Elbasan, Fier, Durres, Tirane ka bere qe banoret e mjaft fshatrave dhe qyteteve ta kalojne naten jashte banesave te tyre.
Madje nga frika e perseritjes ata kane qendruare edhe pa gjume edhe pse kushtet e motit kane qene te keqia per shkak te shiut.
Me keq e kane perjetuar disa banore shtepite e te cileve u demtuan nga termeti i vitit te kaluar.
Keshtu sipas raportimeve kane qendruar jashte banesave disa familje ne Cerrik, Belsh, por edhe Elbasan pasi shtepite dhe apartamentet kane pesuar deme serioze nje vit me pare dhe ende nuk eshte vene dore.