“Ja ku i mora porositë”/ Nuredin Dumani del nga burgu dhe tregon vendet ku u takua me kokat e krimit

0

Bashkëpuntori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Nuredin Dumani, ka dalë nga ambjentet e burgut dhe nën shoqërinë e oficerëve të BKH-s, është çuar në vendet, ku ai ka treguar se ka zhvilluar takimet dhe rënë dakord për marjen e porosive të vrasjeve.

Ora News raporton se Dumani, është çuar në disa vende në Tiranë, Durrës, në Rrogozhinë dhe Elbasan, vende këto ku ai ka identifikuar si pika takimi mes personazheve të botës së krimit, nga të cilët ka marë porosi për të kryer vrasje.

I shoqëruar nga oficerët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit, Dumani mësohet të jetë çuar në Elbasan, duke identifikuar pozicionin e goditjes në 29 Mars 2022, në zonën e Papërit. Pikërisht në këtë vend, ai ka treguar trajektoren e lëvizjes, vendin e dorëzimit të një automatiku kallashnikov tek një person që mbërriti atë ditë nga Elbasani në Papër si dhe momentin final të goditjes me armë nga Talo Çela.

Dumani ka identifikuar dhe pallatin në Elbasan ku ka zhvilluar takim me Erjon Alibej dhe Arjan Spahinë, nga të cilët ka lidhur një marëveshje për spastrimin e 7 personave. Dumani ka çuar SPAK-un dhe BKH-në dhe në shtëpinë e braktisur në Krastë, ku siç ka treguar në rrëfimin e tij, në atë shtëpi ai ka takuar Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Çaushollin, ku së bashku kanë diskutuar planin për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndërit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Dumani, i ka treguar SPAK dhe pikat e takimit që ka bërë me disa personazhe në Tiranë, ku një ndër to është dhe lokali ku është takuar me Festim Qolin dhe avokatin Alban Bengasi. Dumani ka çuar SPAK dhe tek hyrja e një garazhdi në Durrës, ku siç pretendon ai, së bashku me Talo Çelës kanë vrarë për llogari të Fetsim Qolit, Fatmira Dedaj, nënën e Ervis Dedaj.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu