Ja mënyra natyrale më e thjeshtë për të hequr etiketat e lëkures

0

 

Copëzat e vogla mishi që varen në trupin tuaj, quhen ndryshe etiketat e lëkurës. Shpesh ato shfaqen në sqetulla, në qafë dhe për shumë njerëz janë të sikletshme. Por si mund ti heqim? Gjithmonë që me rekomandimin dhe konfirmimin e mjekut, ka mënyra natyrale.

Mund të provoni t’i zhdukni edhe në kushte shtëpie duke përdorur uthull, por gjithmonë përpara duhet të kontrolloheni te mjeku, për të eliminuar mundësinë që të keni diçka shumë më të keqe sesa një etiketë e thjeshtë e lëkurës. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë ne vazhdojmë me procedurën.

Para së gjithash, duhet të lani zonën përreth etiketës dhe ta thani atë. Bëni një pambuk me uthull molle dhe sigurohuni që të mos pikojë. Mbajeni pambukun mbi etiketë për 15 minuta dhe përsëriteni dy herë në ditë. Kjo do të ndihmojë që etiketa e lëkurës të bëhet më e errët dhe e thatë dhe si rezultat do të bjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu