Dhjetra qytetarë, mes tyre dhe VIP-a, protestë para Bashkisë së Tiranës

0

 

Pjestarë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë, këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur kanë protestuar sot përpara bashkisë në Tiranë.

Protesta është organizuar për t’i thënë stop vrasjes dhe rrëmbimit të qenëve nga ana e punonjësve të Bashkkisë. Sipas tyre, kjo është një veprim i shëmtuar dhe i pafalshëm për këdo që e bën apo urdhëron.

“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, pasi vetëm kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”, janë shprehur ata. Në protestë kanë qenë të pranishme edhe personazhe të njohur të artit por edhe televizionit si Besa Kokëdhima, Dorina Mema dhe Roza Lati.

Perseritet cdo dite te javes dhe cdo jave te vitit.
Ata I marrin zvarre si ne kete video, I hedhin mbi kamion, I cojne tek spitali i vdekjes dhe I vrasin pa meshime me acid klohridrik ne zemer.
Kjo pamje perseritet cdo dite dhe cdo dite pa u ndalur para asgjese.
Ata jane arrogant, na fyejne, na shajne, na tallin, na kercenojnje.
Ata jane te tille sepse nje palo Kryebashkiak turp i ketij qyteti I ka dhene zemer dhe pushtet INJORANCES.

Erion Veliaj quhet mendja dhe dora e vrasjes dhe shfarrosjes se qenve ne Tirane.
Ai do te sillet verdalle keto kohe per te kerkuar voten tuaj, per tju buzeqeshur me perbuzje, duke ju mashtruar sic di te beje te vetmen gje.

BERTITINI NE FYTYRE ketij te pabesi.
Sot jane marre me force qent e nje lagjeje ne Kashar. Sipas vajzave vullnetare ishin te sterilizuar dhe te vaksinuar. Ata do te vriten ne fundjave dhe askush nuk do marre vesh me per ta.

Nje vajze shtatzane ne muajin e 9 ka tentuar ti ndal, por eshte perballur me forcen dhe arrogancen e disa “injoranteve” qe perfaqesojne institucionin e bashkise.
Ndeshkojini neser dhe mos harroni kurre se cfare kane bere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu