Ja nga është njohur Eliona Pitarka me bashkëshortin e saj

0

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Aktorja e spektaklit “Klanifornia” është në pritje të një vajze, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, Eliona ka treguar se është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe sipas llogarive do të lindë në fund të këtij muaji.

“Kur e ke për të lindur? A u futët tek shtëpia?”, e ka pyetur dikush.

Në fund të muajit, sipas llogarive, të shohim tani. Jo nuk jam futur ende”, është përgjigjur ajo.

Eliona ka treguar se deri më tani që ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzënisë ka shtuar 13 kilogramë.

Sigurisht aktorja nuk ju ka shpëtuar as pyetjeve për bashkëshortin e saj, të cilin vazhdon ende ta mbajë të fshehtë për publikun. Dikush e ka pyetur se si është njohur me të dhe ajo ka treguar se ka qenë e motra që ja ka prezantuar në fillim.

As burrin se gjeta dot vetë, ma ka prezantuar dhe njohur motra”, ka treguar Eliona.

Aktorja ka treguar më herët se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje fare me televizion dhe se madje nuk e ka fare qejf. Madje kjo duhet të jetë dhe një ndër arsyet pse ajo nuk shfaqet publikisht me të. Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe sapo të vijë në jetë vazja e tyre ata do të futen në një shtëpi të re

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu