Ja qyteti që shpiku monedhën e vet, e cila mund të blihet me “korrent”

0

Një qytet në Çeki ka nisur një skemë përmes së cilës banorëve u jepen para për të shpenzuar në dyqane dhe kafene të goditura keq nga masat e izolimit kundër COVID-19. Këto para jepen në formën e kuponëve dixhitalë që tregtohen si një monedhë e veçantë lokale.

Dymijë banorëve të Kyjov u jepet secilit 400 koruna (19 dollarë). Monedha “Korrent”, është një emër që ndërthur fjalët për “koronavirus” dhe “monedhë” dhe mund të blesh në 40 biznese, përfshirë dyqanet e këpucëve, një farmaci dhe një restorant i ushqimit të shpejtë.

Kur ata bëjnë një blerje sipas skemës, blerësit paguajnë për gjysmën e saj me “korrent” dhe gjysmën tjetër me paratë e tyre.

“Njerëzit janë mjaft të interesuar. Është mirë të mbështesim njerëzit të vijnë dhe të blejnë një burger, në këtë mënyrë na mbështesin edhe ne gjithashtu,” tha Verka Vaskova, e cila punon në një restorant ushqimi të shpejtë pranë sheshit kryesor të Kyjov, citon Reuters.

Republika Çeke, e cila ka një popullsi prej 10.7 milion banorësh, është goditur rëndë nga pandemia. Kufizimet i mbajtën të mbyllura shumicën e dyqaneve jo-thelbësore nga fundi i dhjetorit deri në këtë javë.

Skema

Personat regjistrohen në internet për një llogari korrentesh. Kur ata bëjnë një blerje, gjithçka që duhet të bëjnë është të japin numrin e kartës së tyre të identitetit të biznesit, ose të përdorin një kod të dorëzuar përmes një mesazhi me tekst.

Biznesi më pas i dërgon një mesazh me tekst sistemit, i cili transferon automatikisht sasinë përkatëse të korrenteve nga llogaria e klientit në llogarinë e vet. Biznesi pastaj shndërron në vlerë monetare.

Banka qendrore e vendit klasifikon skemën Kyjov si një sistem lokal të kuponëve elektronikë të zbritjes, dhe për këtë arsye nuk është një çështje shqetësuese për autoritetin monetar.

“Në këtë kohë, për një qëllim kaq të jashtëzakonshëm, ai mund të jetë një instrument i përshtatshëm,” i tha Reuters Guvernatori Jiri Rusnok.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu