Ja se kur do të shpëtojmë nga Coivid-19/Shprehet specialisti i OBSH:“Do të duhet kohë e gjatë derisa të shohim fundin e Covid-19”

0

Specialisti i OBSH, Dr. David Nabarro thotë se do të duhet të kalojë një kohë e gjatë derisa të arrijmë të shohim fundin e pandemisë Covid -19.

Në një intervistë për Sky News, doktori është shprehur se aktualisht zhdukja e virusit nuk është një objektiv i arsyeshëm për botën.

“Njerëzimi do të duhet të mësojë se si të bashkëjetojë me këtë virus. Ky virus nuk do të zhduket së shpejti, por do të ketë variante që do shfaqen”, tha Dr David Nabarro.

Komentet e tij u përsëritën edhe nga Dame Anne Johnson, presidentja e Akademisë së Shkencave Mjekësore.
Dame Anne tha se njerëzit nuk do të dëshironin që heqja e kufizimeve të vonohej, përkundrazi qëllimi duhet të jetë minimizimi i sasisë së sëmundjeve të rënda që shkakton virusi.

Ajo shtoi se çdo rihapje do të ishte një “vendim i gjykuar shumë mirë” dhe se java e ardhshme do të ishte “absolutisht kritike” për mbledhjen e të dhënave për infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar për të vendosur nëse bllokimi duhet të zgjatet apo jo, raporton BBC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu