Ja vendi që do të mbyllet sërish edhe pse ka kryer më shumë vaksinime

0

Edhe pse konsiderohet ndër vendet e para në botë për numrin më të lartë të vaksinimeve të kryera, autoritetet në Kili kanë vendosur të mbyllin të gjithë kufijtë gjatë muajit prill për të parandaluar një përhapje të mëtejshme të koronavirusit.

Kili ka ecur përpara me procesin e vaksinimit duke përdorur vaksinën kineze, por vala e dytë e pandemisë ishte shumë e fuqishme dhe spitalet në vend ishin pranë kolapsit.

Sipas autoriteteve, rritja e rasteve me koronavirus ka ardhur si pasojë e pushimeve verore që kanë nisur në hemisferën jugore.

Ndërkohë, në Peru, autoritetet kanë vendosur një izolim 4 ditor gjatë fundjavës së Pashkës, ndërsa Bolivia mbylli kufijtë me Perunë dhe Brazilin, i cili konsiderohet dhe vendi më i goditur nga pandemia në Amerikën Latine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu