‘Jam bërë pishman’, Luizi i kërkon falje këtij ish-banori

0

Luiz Ejlli, fituesi i “BBV2” dhe një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, nëpërmjet një video në Instastory, ka bërë një deklaratë. Përgjithësisht marrdhënia e tij me ish-banorët brenda në shtëpi ka qenë pa debate, por me një prej prej tyre kjo gjë ka munguar.

Eni Tare, ka qenë një prej ish-banorëve i cili ka patur debate të vazhdueshme me ish-fituesin Ejlli. Por fatmirësisht kësaj situate duket se i ka ardhur fundi.

Me një video në instastory, Luizi kërkon falje publike për Enin, ku gjithashtu tregon se është bërë pishman për sjelljen e shfaqur ndaj tij.

“Është super djalë, nuk e di, po ta them publikisht Eni, po t’kërkoj falje!”-u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu