Marrin flakë pesë banesa në Burrel, evakuohen banorët

0

Pesë banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Burrelit.

Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e Sokol Skilës, por flakët janë përhapur edhe duke djegur pjesërisht edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave në pronësi të Fatmir Bushatit dhe të Eltion Pjetrit.

“Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S. Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu