“Janë në Francë”, si e shmangu Dumanin takimin mes krushqve, gënjeu prindërit e të dashurës

0

Nuredin Dumani kishte mashtruar jo vetëm 20-vjeçaren me të cilën kishte nisur bashkëjetesën, por edhe familjen e saj. Në dosjen hetimore ku është edhe dëshmia e të resë Mirjetë Hajdini, shkruhet se prinërit e vajzës nga Gjilani kanë kërkuar që të njohin familjen e Dumanit.

Ai u ishte prezantuar si Arvit Spahiu, 27 vjeç. Ndërsa prezantimin mes krushqve e ka shmangur duke u shprehur se familja e tij jeton në Francë e se për momentin nuk do të mund të takoheshin dot.

“Pasi kishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe nga dita qe u njohen dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte prinderit e saj. Ai i ka takuar dhe ata filluan te bashkejtonin ne nje banese me qera ne Gjilan. Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne Francë dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Të njëjtën gjë i ka thënë edhe familjes së saj, kur kanë kërkuar të njihen me krushqit,”- thuhet në dosje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu