“ Je e keqe më thonë fëmijët, duan bukë”,- e moshuara nga Elbasani mbledh kanaçe për të siguruar jetesën për djalin e sëmurë

0

Drama në familjen Senia në lagjen “5 maji” në Elbasan nis në vitin 1998 kur Arturi asokohe vetëm 26-vjec pasi i grabisin mundin e viteve të punuara në emigracion kaloi në depresion të thellë , situatë të cilën nuk e ka kaluar as sot. Ndonëse krijoi familje dhe aktualisht është babai i dy femijëve të mitur, përkatësisht 7 dhe 8 vjec e përditshmja e tij është e fiksuar në dhomën e ndenjës ku e shoqëron një majtafon ndersa në tavolinë gjenden në mënyrë të shkujdesur letrat e bixhozit dhe një filxhan dhe godë e boshatisur. Jo vetëm që e ka të pamundur të punojë,por përbën dhe rrezik për pjestarët e familjes . Nëna e tij e shqetësuar më së shumti për fëmijët e vegjël kërkon ndihmë.

Prej një viti Arturi nuk merr pagesen për kujdestarinë ,por vëtëm kempin e tij i cili nuk shkon më shumë se 10 mijë leke. Nëna e tij thotë se ato para nuk i mjaftojnë as për nevojat vetjake të të birit, ndërsa fëmijët shpesh mbeten pa u ushqyer.

Fëmijëria për Marsin dhe Denin e vogël nuk i ka ngjyrat e bashkëmoshatarëve të tyre. Lojrat e tyre janë pa shumë zhurëm pasi i druhen reagimit të babait , i cili në shumë raste ka ngritur dorë ndaj tyre.

Përballë kërkesave për ushqim nënë Sabireja edhe pse 75 vjece mbledh kanace rrugëve të qytetit.

“Qajnë fëmijët për bukë. O nonë më thonë, duam bukë, je e keqe. I mbledh kanaçet rrugë, shyqyr që i gjej. Pasi i shes u blej qoftë, ose ndonjë molto. Unë rrij me barkun bosh, vetëm se më dhimbsen fëmijët, vetëm ata të hanë”– u shpreh e moshuara.

E moshuara thotë se disa herë Arturi ka qënë i shtruar në spitalin psikiatrik, por zemra e brishtë e një nëne e ka nxjerrë nga aty. Ndërsa e reja e shtëpisë, nëna e dy fëmijëve nuk pranon të ekspozohet për mikrofonin tonë pasi i druhet paragjykimit të shoqërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu