“Je njeri shumë i keq, unë të shpall non-grata ty”/ Romeo shpërthen ndaj Rozës

0

Në prime-in e sotëm u diskutua zënka mes Rozës dhe Merit pas një shpulle që gazetarja thoshte se i kishte dhënë astrologia.

Në video u pa një goditje e lehtë, që bëri që një pjesë e mirë e banorëve iu kthyen kundër Rozës duke e cilësuar si tendencioze dhe provocative.

Por ai që e sulmoi më shumë ishte Romeo i cili e akuzoi si njeri shumë të keq dhe hipokrite.

“O je naive o je njeri i keq, naive ti nuk je, ti je shumë njeri i keq, unë ty të shpall non-grata që nga ky moment,” tha Romeo.

Mendimit të tij iu bashkuan edhe Egla, Klodiani, Dea, Heidi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu