Zyrtari palestinez: Është koha që SHBA të njohë shtetin e Palestinës

0

PALESTINË- Një zëdhënës i presidentit Mahmoud Abbas, udhëheqës i Autoritetit Palestinez, ka thënë se është koha që SHBA të njohë shtetin e Palestinës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për refuzimin e një shteti palestinez, zëdhënësi Nabil Abu Rudeineh tha se Amerika duhet të bëjë më shumë sesa të flasë, shkruan Sky News.

Në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve WAFA, ai tha: “Qeveria izraelite nuk është e interesuar për paqen dhe stabilitetin, duke vazhduar të refuzojë të pranojë realitetin se paqja nuk do të arrihet pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me Jerusalemi Lindor si kryeqytet i tij, bazuar në kufijtë e vitit 1967”.

Ai vuri në dukje se “rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe konsensusi ndërkombëtar i kanë dhënë Palestinës statusin e një shteti vëzhgues në Kombet e Bashkuara. Flamuri i Palestinës është ngritur së bashku me ato të kombeve të tjera që kanë njohur atë.”

“Populli palestinez nuk do të komprometojë të drejtat e tij legjitime, duke përfshirë [të drejtën e tyre për] Jerusalemin dhe vendet e tij të shenjta, dhe të drejtën e tyre për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, pavarësisht se sa kohë kalojë,” pohoi Abu Rudeineh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu