Jeni bërë gati për plazh? Dëgjoni më parë çfarë thotë Adiola Bani

0

Rrebeshet e papritura të shiut pritet të përfshijnë vendin edhe gjatë ditës së nesërme. Adiola Bani nga Meteoalb bën me dije se ky mot do të vijojë sot dhe nesër, ndërsa të dielën parashikohet një përmirësim i ndjeshëm, sidomos në zonën e bregdetit.

“Sot dhe nesër, paraditet dhe mbrëmjet do të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por dita e shtunë do të sjellë vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit. Ndërkohë, e diela do të paraqitet me ndryshime, ku moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare kryesisht në bregdet, kurse në pjesë të tjera të vendit priten reshje të papërfillshme shiu.

Sa i përket temperaturave nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në to, ku parashikohet që maksimumi të jetë 29 gradë Celsius”, shprehet ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu