Furgoni përplas për vdekje të moshuarin

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në një lulishte në kryeqytet. Policia bën me dije se furgoni me drejtues R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar 80-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu