Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë. Ishte me ‘Rithemelimin’ e Berishës

0

Ka dhënë dorheqjen sot kryetari i Partisë Demokratike të Korçës nga drejtimi i selisë blu.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se në një komunikim me anë të telefonit Devis Osmani është përgjigjur se dorheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos shtuar asgjë më shumë.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qenë pjesë e rithemelimit që nga koha e ndarjes së PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu