Jepet dënimi ”shembullor” për modelet, burg për “imoralitet publik”

0

Modelet nudo në ballkonin e hotelit në Dubai janë çështje kryesore diskutimi në Emiratet Arabe. 11 gra ukrainase janë arrestuar, i tha konsullata ukrainase BBC-së. Një rus u arrestua gjithashtu, sipas mediave ruse.

Sipas BBC, vajzat të cila ishin pjesë e një projekti modelingu, do të përballen me gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 1,000 euro për imoralitet publik.

Ligjet e vendit ndalojnë pirjen e alkoolit në publik pa leje ose puthje publike dhe ndarjen e përmbajtjes pornografike. “Një sjellje e tillë e papranueshme”, tha policia, “nuk pasqyron vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate “.

Në fakt, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ligje të rrepta për shprehjen e lirë. Rastet e njerëzve të burgosur për komentet dhe videot e tyre në internet nuk janë të pazakonta, ndërsa kompanitë e mëdha shtetërore të telekomunikacionit bllokojnë qasjen në faqet e internetit pornografike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu