Një punonjës i policisë, i identifikuar si N/Komisar Edison Pema është arrestuar në kuadër të operacionit “Last Rent”, i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Rajonin e Elbasanit dhe Korçës, Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Sipas hetimeve, Edison Pema ka ofruar hua me kamatë (fajde) individëve të ndryshëm, dhe më pas, përmes kanosjes ose dhunës, i ka shtrënguar këta persona të kthejnë vlera të konsiderueshme parash.
Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, të cilat ishin në pronësi të personave të ndryshëm të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet të fajdes dhe kanosjes.