Jepte pasaporta bullgare false, lihet në burg vëllai i kryetares së Bashkisë Bulqizë

0

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka dhënë masën “arrest me burg” për vëllain e kryetares së Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri.

Ndërsa për dy zyrtarët e tjerë, Arlin Limani dhe Fitim Ballën u dha masa “Arrest në shtëpi”. Arlin Limani 33 vjeç, banues në Ostren, ishte specialist i shërbimit social në Njësinë Administrative, ndërsa Fitim Balla 61 vjeç, banues në Trebisht mbante detyrën e sekretarit të Këshillit Bashkiak Bulqizë.

Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie çertefikatash me kombësi Bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë Bullgare.
Luan Mjeshtri ishte Administrator i Njësisë Ostren në konflikt interesi pasi motra e tij është kryetare e bashkisë Bulqizë.

Zyrtarët u arrestuan si pjesë e grupit që shiste vërtetime false të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës kundrejt 100 mijë lekëve (të vjetra).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu