Jessica Alba zbulon pse u tërhoq nga aktrimi kur ishte në ‘kulmin e karrierës’

0

Në një intervistë për Romper, Jessica Alba ka folur rreth arsyeve që e bënë të tërhiqej nga karriera si aktore.

39-vjeçarja, bashkëthemeluese e “The Honest Company” tha se të qenit nënë me vajzën e saj të parë Honor, që lindi në 2008-ën, bëri që shumë gjëra të ndryshonin në mënyrën se si ajo e shihte shëndetin dhe karrierën e saj.

“Nëna ime kishte kancer në moshë shumë të re. Shumë gra në familjen time kanë kaluar sëmundje të ngjashme dhe asnjëra nuk ka qenë gjenetike. Madje, edhe unë jam rritur me një sëmundje kronike.”

Aktorja shton:

“Kam kryer 5 operacione para se të bëja 11 vjeç. Kisha alergji kronike dhe jam shtruar shumë herë në spital kur kam qenë fëmijë. Duke kaluar kaq momente të vështira, kam kuptuar se dua të jetoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë njeri të vogël që po sjell në botë. Shëndeti për mua është më i rëndësishmi. Dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Kjo ishte ajo që më motivoi.”

Jessica Alba thotë se ajo nuk u shqetësua nëse “do të fillonte më punë pas lindjes” sepse ishte “në kulmin e karrierës” dhe shtatzënia s’do të përbënte problem. Por, pas lindjes së Honor, ajo kuptoi se “nuk mund të kthehej tek ajo që po bënte më parë dhe të ishte autentike”.

“Unë thjesht nuk mundja. Nuk më interesonte më për aktrimin në të njëjtën mënyrë. Mendoja thjesht si t’i përdor platformat e mia për të bërë diçka kuptimplotë, një ndryshim.”

Aktorja, e martuar me Cash Warren, është gjithashtu nënë e Haven, 9-vjeç dhe djalit Hayes, 3 vjeç.

Burimi: People

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu