Lulzim Basha surprizohet gjatë fushatës,mungoi Sali Berisha

0

Mitingu hapës i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit zgjati rreth një orë në sheshin “Nënë Tereza”. Lideri demokrat mbërriti në shesh rreth orës 18:10, ndërsa rreth orës 19:00 mbylli fjalimin.

Selia blu kishte zgjedhur që fjalën ta merrnin Flutura Açka, shkrimtarja që kandidon në listën e Elbasanit, aktori Neritan Liçaj, Andi Lila, Floriana Garo, e cila ftoi më pas Lulzim Bashën në podium për të hapur zyrtarisht fushatën.

Kryedemokrati iu drejtua shqiptarëve duke u thënë se planin e ka për të bërë ndryshimin  por i duhet mbështetja e të gjithëve për të larguar Edi Ramën. Në fund të fjalës së tij, Basha u surprizua, pasi në skenë iu bashkuan bashkëshortja Aurela me dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

Në mesin e 222 kandidatëve për deputetë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha. Ndryshe nga PS, fushata hapëse e PD-së u kthye në miting, pasi në shesh ishin mijëra demokratë me makina, flamuj, ndërsa nuk munguan edhe thirrjet kundër kryeministrit “Rama ik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu