“Jetoja vetëm për ty”/ Rrëqeth motra 27-vjeçarit që u vra dje me tritol: Më merr edhe mua me vete

0

Motra e të ndjetit Aleksandër Sadikaj ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa rreshta prekës: Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse.