Jeton në shtëpinë e ish-aktores, sozia e Marilyn Monroe: Fantazma e saj ndodhet kudo

0

27 vjeçarja Jasmine Chiswell ka nisur të jetojë në vilën e yllit të ndjerë të Hollywood, Marilyn Monroe, por thotë se ndjen çdo natë hapat e fantzmës së saj teksa tenton të bjerë në gjumë, ndersa “shumë gjëra të tjera të çuditshme” ndodhin aty.

Chiswell thotë se vila e ish-yllit të ekranit është e magjepsur me fantazmën e ish-pronares: “Dëgjojmë hapa këmbësh shumicën e netëve. Kemi provuar gjithçka.
“Zhurmat nuk mund të jenë kafshë. Thirrëm dikë për të kontrolluar të gjithë pronën por asgjë. Në korridor janë qentë tanë por më duket se dikush i përkëdhel e i merr me të mira. Në fillim unë dhe burri im ishim pak të frikësuar, por kjo energji e huaj nuk ka ndjesi të keqe, ka diçka si të lumtur, ne nuk jemi më të bezdisur”, thotë pronarja e re e shtëpisë, adhuruese e Monroe.

27-vjeçarja thotë se dëshiron të jetojë ëndrrën e Hollywood pasi vazhdimisht e krahasojnë me Marilyn Monroe.

Ajo ka të njëjtat flokë të verdha me onde, buzëkuq të dukshëm dhe forma joshëse trupore si ikona e viteve 1950-të.

Gruaja me shumë ndjekës në rrjetet sociale bleu vilën Runyon Canyon për $2.5 milionë ku më parë ka jetuar Marilyn.

Por më parë Jasmine nuk dukej e tillë, dhe hezitonte të merrte stilin e të kaluarës klasike.

Vetëm kur Jasmine njohu bashkëshortin e saj producent muzikor Maverick ajo gjeti besimin të përqafonte pasionet e saj.

Por megjithse të tjerët i ngulnin sytë kur dilte në publik Jasmine ajo nisi të vishje rregullisht si Marilyn Monroe.

Tashmë asaj sjellja e re i duket diçka normale. Jasmine shpesh ndalohet nga fansa të Marilyn Monroe në rrugë, dhe merr gjithashtu shume vëmendje në internet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu