Jetonte i vetëm, gjendet i vdekur një person, reagon zyrtarisht policia

0

 

Një 68-vjeçar i identifikuar si Jani Gega është gjetur i vdekur në lagjen numër 4 të qytetit të Sarandës.

I ndjeri ishte nga Navarica dhe jetonte i vetëm, pasi familja, gruaja dhe tre djemtë, jetojnë në Kretë. Mësohet se Gega vuante nga problemet me zemrën, dhe familja i kishte vendosur një grua që të kujdesej për të, e cila më pas ka bërë dhe lajmërimin për vdekjen e tij.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasi J. G., 68 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu