Jo të gjithë synojnë mjekësinë/Studentja nga Elbasani e cila ka ëndërr mësuesinë

0

Interesi i të rinjve për degët e mësuesisë ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Efektet ndjehen edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në qytetin e njohur ndryshe si “djepi i arsimit”. Të rinjtë janë duke u dyndur drejt degëve të mjekësisë, pasi e shohin si një “pasaportë” për të ikur jashtë vendit. Por 18-të vjeçarja Edja Feçanji mendon se guri i rëndon në vend të vetë.Ajo shpjegon disa nga arsyet se përse zgjodhi degën e mësuesisë dhe pasionin që ka për artin e të dhënit mësim. Të renë nuk e tremb aspak fakti se për tu punësuar në arsim do t’i duhen vite të tëra e kualifikime e përkushtim.

Premtimi i qeverisë për të mbështetur programet prioritare, duket se ka qënë një tjetër shtysë që Edja nga Elbasani të aplikojë për gjuhë-letërsi.

Në fund studentja nga Elbasani përcjell mesazhin e saj për të gjithë ata të rinj që të ardhmen e tyre e shohin jashtë dhe jo në vendlindjen e tyre.

Në Universitetin e Elbasanit janë rreth 15 programe studimi të cilat rrezikojnë mbylljen, vecanërisht ato të mësuesisë dhe gjuhëve të huaja, për shkak se kanë numër minimal studentësh të regjistruar.

Entela Duka/Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu