Jo vetëm në Vlorë, RENEA dhe FNSH operacion blic në Elbasan, disa të shoqëruar

0

Jo vetëm në Vlorë, RENEA dhe FNSH po zhvillojnë një operacion blic në të njëjtën kohë në qytetin bregdetar në jug të vendit, por edhe në Elbasan, dy zona të nxehta ku në muajt e fundit ka pasur disa viktima.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është dy të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan mësohet se RENEA dhe forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle. Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu