“JO! Votës së blerë! Kemi nevojë për ndryshim, alternativat janë”, nga Blerina Llalla

0

 

 

Nga Blerina Llalla

Dita-ditës jemi dëshmitarë të një fushate që sapo vjen e bëhet më agresive. Cdo lider aktual në garë ka zgjedhur formatin e tij të promovimit, strategjisë dhe taktikave të ndërhyrjes në të ashtuquajturën psikologji e masave, e cila historikisht dihet që synon manipulimin a tyre, hipnotizimin ose në rastin më të mirë bindjen e këtyre masave me argumente konkrete.

Dikush ka zgjedhur të kryejë fushatën në terren, dikush duke qëndruar në karrige duke dalë në media nga zyra qëndrore cdo ditë për ti dhënë përgjigje apo kundërpërgjigje gazetarëve e dikush përpiqet realisht të kryejë punë nga terreni.
Por ajo që po rëndon situatën është ironia, sarkazma, shpërqëndrimii masave nëpërmjet mediumeve mediatike ku terrenin e dominojnë portalet.

Jo më larg së këtë javë që sapo lamë pasu lakuan motot e fushatës me sloganin: të shkatërrojmë Ilirin, LSI-në, Luli tradhëtoi paktin, e deri tek batuta e Kryebashkiakut që aspiron të jetë një Kryeministër në të ardhmen e afërt apo të largët, sepse sduhet të anaskalojmë dhe garën brenda llojit. Batutë drejtuar zotit Basha në të cilën thuhej : Ti nuk bën dot votat e shtëpisë tëndë, jo më të të tjerëve.

Referuar kësaj batute mund të themi që përballemi me ironinë dhe me cilësinë e një mentaliteti politik aspak vizionar, por me mendësinë e një mentaliteti imponues, orientues dhe aspak në harmoni me kohërat që jetojmë. Kjo sepse me cilësime të kësaj natyre tregohet një aspekt imponues i lidershipit i cili nuk jep garanci për liritë dhe të drejtat e zgjedhjes së individit. Synon korruptimin e mendimit dhe logjikës së drejtë. Hyn deri në aspektin e lirisë personale të zgjedhjes së aderimit në grupe të caktuara, sipas preferencës dhe idealeve të tij, pa konsideruar të drejtat apo preferencat e të afërmve apo familjarëve.

Askush nuk mund të detyroje askënd dhe të cënojë të drejtën e zgjedhjes vetëm për faktin sepse ti aspiron të jesh dikushi, apo të synosh një status të caktuar në shoqëri. Nuk është as e shkruar dhe as ka nevojë të shkruhet kund që ai person i cili ka synime të caktuara, të gëzojë medoemos pëlqimin dhe mbështetjen e një, apo më shumë anëtarëve të familjes dhe shoqërisë. E thotë vetë termi, Kandidat/urë. Madje shembuj të shumtë nga historia, na kanë treguar që, është pikërisht ndonjëhërë mungesa e asaj mbështetje që ka motivuar akoma më shumë dikë të luftojë e të fitojë dicka konkrete, dhe me rezsultate më të larta se ce ka parashikuar konkurrenti. Prandaj nuk e shoh aspak me vënd këtë ironi e cila u hodh si një kafshore e mykur buke dhe tahajë kush ta hajë, sepse ky popull kështu i kalon gjërat:- me të qeshur, e me të tallur. Por në fund mund të jetë po ky popull që i ofrohet kjo lloj mendësie që të përmbysë rezultatin e synuar ngadeklarata të tilla tinzare me synim denigrimin e imazhit të konkurretit. Por ekziston një parim në fushën e marketingut, ku thuhet: asnjëherë mos bëj reklamë për produktin tënd duke cituar emrin e një produkti, marke tjetër. Kjo sepse synon lartësimin tënd duke perbaltur të tjerët.

Në terma kredibiliteti kjo sjell dhe dyshimin mbi mungesën e argumentit konkret në politikë. Përtej thënies së famshme politika është gënjeshtër. Tregon varfërinë e artikulimit dhe mungesën e një vizioni konkret i cili kinse në emër të mendimit strategjik,synon të maskojë deficitet apo dëshirat e fshehta, të errëta, të po atij lideri që vjen me këtë formë artikulimi. Personalisht do të isha skeptike mbi një fushatë që më serviret me këto terma. Të shkaterrojmë filanin, e filani s’mbledh dot votat e shtepisë së tij, jo krip, jo piper, por vetëm zeher! Si s’ju ra ndërmend për pakëz sheqer?!

Nuk e mbështës këtë lloj fushate pasi e para tregon dritëshkurtësinë në vision e qëllim dhe bëhet shum kapricioze e personale. Luftë në një rreth aq të ngushtë sa ska vend për popullin. Atë populli cili vetëm synohet të përdoret si instrument magjik i verbër për realizimin e dëshirave të atyre atje lart. Ose në rastin tjetër, orineton drejt një tentative për sugjestionim të masave të mendojnë për votën “preferenciale”, të orientuar, apo të diktuar brenda familes,nga titullarët, ose-ose votë e tifozëve që nuk dinë se përse po luani. Për të kënaqur ata, apo për të kënaqur vetëm vetën me të mirat e fitores. Përgjigja dihet nga të gjithë, gjithsesi.

Por s’duhet të harrojmë që, askund nuk është e thënë që te gjithë individët duhet të mëndojnë e votojnë njësoj, as brenda familes, as në shoqëri, përndryshe ajo që bëni ju sdo kish kuptim e do quhej thjesht lojë kamuflazhi për totalitarizem. Por aty jashtë, është pikërisht ajo larmishmëri mendimi dhe ajo larmishmëri mundësie zgjedhjesh, të cilat i japin kuptim cikleve të udheheqjes, rotacioneve, apo mundesive për më mirë ose më keq. Kjo gjithmonë dhe vetëm në varësi të zgjedhjeve të lira dhe jo në varësi të manipunlimit qofte personal, mediatik e deri tek shit-blerja e kësaj të drejte, dhe deri tek manipulimi i rezultateve finale. I ka njohur historia. Problemi është që sado të përpiqeni atje lart me të gjitha taktikat, njerëzit janë zgjuar dhe i kuptojnë të gjitha mënyrat e ndërhyrjeve tuaja, qeshin e lozin dhe ata me ju e shakatë tuaja, ia do puna, ose sa për pak tonifikim të egos tuaj. Por më tej, e kanë po njerëzit në dorë të bëjnë sikur nuk kuptuan dhe të luajnë lojën tuaj, ose të bëjnë atë që duan realisht. Tek e fundit mënyra se si e keni strukturuar të gjithë gjënë, duke menduar se keni pushtetin dhe gjithë forcën ta bëni këtë, që nëse dikush nuk ju mbështët është armik i përbetuar, dhe hë se ja tregojmë ne këtij e atij po fituam. Ose, po s’bëri këtë e atë, ne do jemi prap dhe do ja heqim edhe llokmën që ka, e keshturadhazi.

Kështu keni ngritur automatikisht një sistem antivlerash dhe hakmarrje të vazhdueshme mes shoqërisë shqiptare dhe popullit. Nuk shkon më loja përca e sundo. Liderët vizionarë nuk janë të tillë por burra që dinë të flasin dhe të mbajnë përgjegjësi vetëm për emrin dhe veprimet e tyre. Jo të synojnë lartësimin duke justifikuar mosrealizimin e disa objektivave thjesht duke spostuar vemendjen e duke hedhur baltë mbi modelin e liderit sfidues, përballë.
S’është aspak joshëse dhe nuk ofron asnjë garanci që ju jeni më të miret, sepse me të mirë se populli nuk ka. Sidomos kur di ta vlerësosh në cdo fjalë, në cdo pikë djerse, duke mos ja cënuar të parën dhe duke ja respektuar të dytën së bashku me ekzistencën, sepse vetëm falë atyre përfton 100/0-fishin e të mirave personale. Kush shkel mbi djersën e shqiptarit, ka shkelur mbi karrigen e tij. Ishalla nuk i thyhet.

Kush ndërton karrierën e tij mbi stresin e Shqiptarit s’mund të gëzojë vecse lumturine e përkohshme dhe pasurinë në emër të padrejtësisë, cmenduri! Kush i vë shqiptarit cmimin për forcën që ka, mjë thes miell ose 5-10 mij leke për cdo katër vjet, pa e pyetur por me detyrim, ka përcaktuar vetëm vlerën e tij reale, jo atë të përpjestuarën nga xhepi rezervave.
Si shoqëri ndodhemi në një moment kritik nga ku qartazi dëgjojmë pakënaqësinë e mundësive të ofruara për zgjedhje në modelet ku shumica thotë që nuk e gjen veten, kësaj i shtojmë dhe fintet, lojrat dhe dëshirat tinzare të tyre, dhe spo di populli kujt t’ja prishë e kujt t’ia ndreqë. Si mes një lukunie qensh të uritur që c’presin ta shqyejne po levizi.

Ndodhemi në një moment kritik historik si shoqëri nga ku zgjedhja do të përcaktojë fatin e vendit për shekullin në vijim, jo katër, vjecarin, as dekaden.
Në këtë moment më shumë se kurrë ne duhet të ndalemi dhe populli të mos i dorëzohet frikës së pushtetit të të marrëve që të sakrifikojnë po si deshe, po s’i votove. Të mos i dorëzohet atyre që duan t’i diktojnë të drejtën e zgjedhjes. Të mos i dorëzohen çmimit më të ulët, që ata lart i venë te drejtës më të madhe për vendimarrje e për pasojë lirisë. Ne nuk duhet të jetojme me kushte cdo katër vjet kur ata lart zbresin poshtë te japin doren, një batutë, një foto dhe një premtim në emër të premtimeve që bëhen për t’u shkelur.

Prandaj këtë herë më shumë se kurrë duhet të përfshihen sa më shumë qytetarë në procesin e zgjedhjeve duke i thene:
-JO! Votës së diktuar!
JO! Votës së blerë!
JO! Votës tifozerike! JO! Votës së diktuar brenda familjes, me kusht, sidomos të rinjtë dhe votuesit për herë të parë! JO! Votës së pavlefshme! JO! Votës me kusht përfimi! JO Votës së presionit! JO! Votës së munguar, pa kartë identiteti! JO! Votës për një thes miell e një thes ushqime!
Nuk mjaftojnë për katër vjet! Sikurse katër vjet nuk ju mjaftojnë për një jetë! Të tjerat janë logaritme, bëjini vetë! Mos i pranoni gati, të zgjidhura nga ata lart. Mos përtoni, merrni lapsin dhe bjerini fort, përpara se të vendosni një X me boje në letrën ku do shkruani fatin tuaj dhe fatin tonë.
Kemi nevojë për ndryshim, alternativat janë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu